BE reagon pas vdekjes së Mlladiqit dhe ceremonisë shetërore në Serbi: Kriminel lufte, glorifikimi i tij nuk ka vend në Evropë

BE reagon pas vdekjes së Mlladiqit dhe ceremonisë shetërore në Serbi: Kriminel lufte, glorifikimi i tij nuk ka vend në Evropë

Bashkimi Evropian ka reaguar pas vdekjes së Ratko Mlladiq, ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpska, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Në një deklaratë të zëdhënësit të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), BE-ja shpreh solidaritet me viktimat, të mbijetuarit dhe familjet e tyre, duke i cilësuar konfliktet e armatosura të viteve ’90 në Ballkanin Perëndimor si “ndër momentet më të errëta të Evropës në historinë e saj të kohëve të fundit”. “Ratko Mlladiq ishte një kriminel lufte i dënuar i cili kishte kryer krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit”, thuhet në deklaratë. Mlladiq vdiq ndërsa vuante dënimin me burgim të përjetshëm. Në vitin 2017, Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë e dënoi atë për rolin...