BE miraton 3 miliardë euro financim për Ukrainën

BE miraton 3 miliardë euro financim për Ukrainën

Këshilli i BE-së ka bërë të ditur se do të financojë me 3 miliardë euro Ukrainën. Sipas njoftimit, gati 800 milionë euro të kësaj pakete do të jepen për herë të parë si kredi përmes programit “Ukraine Support Loan”. “Pagesa e miratuar sot është rezultat i përmbushjes me sukses të dhjetë treguesve të performancës nga ana e Ukrainës. Deri më sot, Ukraina ka përmbushur 84 nga 95 hapat e parashikuara në Plan, që përbën rreth 88% të kërkesave të kësaj faze,” thuhet në deklaratën e Këshillit të BE-së. Këshilli i BE-së rikujtoi se financimi nga “Ukraine Facility” synon forcimin e stabilitetit makrofinanciar, mbështetjen e rikuperimit dhe modernizimit të Ukrainës, sigurimin e funksionimit të pandërprerë të qeverisë dhe promovimin e reformave. Për më tepër, Këshilli i...