BE kritikon Serbinë për varrimin e Mlladiç: Glorifikimi i kriminelëve të luftës nuk ka vend në Bashkimin Evropian!
Bashkimi Evropian ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-komandantit të forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiç, si dhe ceremonisë së varrimit të tij në Beograd, ku iu bënë nderime shtetërore. Në deklaratën e saj, Bashkimi Evropian i është referuar drejtpërdrejt glorifikimit të personave të dënuar për krime lufte, duke paralajmëruar se mohimi i gjenocidit dhe përpjekjet për të ndryshuar interpretimin e historisë së krimeve të luftës janë në kundërshtim me parimet evropiane. Brukseli thekson se këto qëndrime nuk kanë vend as në Bashkimin Evropian dhe as në shtetet që synojnë anëtarësimin. Në të njëjtën kohë, BE-ja vë theksin te pajtimi dhe forcimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor. Mlladiç, ish-komandant ushtarak serb i Bosnjës, u dënua me burgim të përjetshëm nga...
Burimi:
javanews.al