BE konfirmon se nuk ka para për bujqësinë! Fondet IPARD çelen vetëm në mashtrimet publike të ministrit Salla

BE konfirmon se nuk ka para për bujqësinë! Fondet IPARD çelen vetëm në mashtrimet publike të ministrit Salla

Me gjithë premtimet e gënjeshtërta të qeverisë shqiptare për çeljen e shpejtë të IPARD, Bashkimi Europian e mohoi rifillimin e disbursimeve. Në raportprogresin për Shqipërinë, BE zbulon se fondet do të vazhdojnë të mbeten të ngrira pa afat për shkak të dështimit të qeverisë shqiptare për të garantuar mbrojtjen e parave të taksapaguesve europianë. Dokumenti zbardh faktin se Shqipëria ka dorëzuar kërkesat zyrtare për menaxhimin e buxhetit më 1 prill dhe 18 qershor 2026, por BE ka refuzuar t’i japë dritën jeshile agjencisë zbatuese (AZHBR), duke specifikuar në Aneksin I se programi prej 94 milionë eurosh “nuk ka nisur ende” për shkak të mosplotësimit të parakushteve të menaxhimit të shëndoshë financiar dhe mungesës së zbatimit të plotë të planeve anti-mashtrim. Pa “Menaxhim të Shëndoshë Financiar”,...