BE konfirmon se nuk ka para për bujqësinë, Brukseli rrëzon mashtrimin e Ramës për fondet IPARD
Me gjithë premtimet e gënjeshtërta të qeverisë shqiptare për çeljen e shpejtë të IPARD, Bashkimi Europian e mohoi rifillimin e disbursimeve. Në raportprogresin për Shqipërinë, BE zbulon se fondet do të vazhdojnë të mbeten të ngrira pa afat për shkak të dështimit të qeverisë shqiptare për të garantuar mbrojtjen e parave të taksapaguesve europianë. Dokumenti zbardh faktin se Shqipëria ka dorëzuar kërkesat zyrtare për menaxhimin e buxhetit më 1 prill dhe 18 qershor 2026, por BE ka refuzuar t'i japë dritën jeshile agjencisë zbatuese (AZHBR), duke specifikuar në Aneksin I se programi prej 94 milionë eurosh "nuk ka nisur ende" për shkak të mosplotësimit të parakushteve të menaxhimit të shëndoshë financiar dhe mungesës së zbatimit të plotë të planeve anti-mashtrim. Pa "Menaxhim të Shëndoshë Financiar",...
Burimi:
syri.net