BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Bashkimi Evropian thotë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, se integrimi evropian nënkupton edhe pranimin e politikës së Brukselit ndaj Rusisë. Pavarësisht ndikimit rus në disa pjesë të rajonit, shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor i kanë harmonizuar politikat e tyre të jashtme me ato të BE-së. Ndërkohë, Bashkimi Evropian mbetet partneri më i madh tregtar dhe strategjik i të gjitha vendeve të rajonit, përfshirë Bosnje e Hercegovinën dhe Serbinë. Bashkimi Evropian (BE) ka një përgjigje ndaj paralajmërimeve ruse për vendet e Ballkanit Perëndimor: e ardhmja e tyre është në BE. Ky është mesazhi që Brukseli përcjell pas deklaratës së zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova....
Burimi:
javanews.al