BE-ja riafirmon mbështetjen për energjinë dhe transportin në Shqipëri
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka riafirmuar mbështetjen e BE-së për zhvillimin e sektorëve të energjisë dhe transportit. Deklarata u bë gjatë një takimi me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi. Në fokus të takimit ishte bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në këta dy sektorë, të cilët konsiderohen të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe afrimin e vendit me tregun evropian. “Lidhjet energjetike dhe ato të transportit janë dy elemente kyçe që nxisin rritjen ekonomike dhe e afrojnë Shqipërinë me tregun e BE-së”, deklaroi Moreira de Sousa. Ambasadorja tha se takimi me ministrin Karakaçi shërbeu edhe për të konfirmuar vijimësinë e angazhimit të Bashkimit Evropian në këto fusha. “Takimi i sotëm me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi,...
Burimi:
ntv.al