BE-ja operacion në Mesdhe, ndalon një tanker të dyshuar si pjesë e “flotës në hije” të Rusisë! Kaja Kallas e konfirmon: Me flamur të rremë

BE-ja operacion në Mesdhe, ndalon një tanker të dyshuar si pjesë e “flotës në hije” të Rusisë! Kaja Kallas e konfirmon: Me flamur të rremë

Forcat detare të Bashkimit Evropian kanë hipur në bordin e tanker-it MV SUN në Mesdhe, pasi anija dyshohet se është pjesë e të ashtuquajturës “flotë në hije” të Rusisë. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, bëri të ditur se operacioni u krye më 30 gusht nga forcat e misionit EUNAVFOR MED Irini. Sipas saj, anija dyshohet se lundronte nën një flamur të rremë, në shkelje të ligjit ndërkombëtar detar. “MV SUN, i dyshuar se lundronte nën një flamur të rremë, u hip në bord për të kontrolluar flamurin e tij”, deklaroi Kallas përmes një postimi në platformën X. Misioni EUNAVFOR MED Irini u krijua në vitin 2020 për të monitoruar dhe zbatuar embargon e armëve të vendosur nga OKB-ja ndaj Libisë. Me...