BE del me plan të ri për zgjerimin: Udhërrëfyes për Shqipërinë, rrezik për veton…! Kos: Kushti, përparim në reforma

BE del me plan të ri për zgjerimin: Udhërrëfyes për Shqipërinë, rrezik për veton…! Kos: Kushti, përparim në reforma

Marta Kos STRASBURG- Komisioni Evropian ka miratuar një paketë mbi rishikimet e politikave para zgjerimit me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Në dokumentin zyrtar të publikuar nga KE, thuhet se vendet që do të anëtarësohen në Bashkimin Europian do të monitorohen edhe pas anëtarësimit, me mekanizma të rinj që synojnë të garantojnë respektimin e angazhimeve të marra për shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të drejtat themelore.  Në rast të shkeljeve serioze të vlerave themelore të Bashkimit Europian ose të parimit të bashkëpunimit të sinqertë, Komisioni propozon që të mund të merren masa si pezullimi i fondeve europiane ose, në rastet më të rënda, pezullimi i të drejtës së votës së shtetit anëtar në Këshillin e Bashkimit Europian. Komisioni propozon që vendet...