BE bllokon financimin për raketat Patriot të Ukrainës: Presim kontratat e nënshkruara nga Kievi
Komisioni Evropian thotë se fondet nuk mund të disbursohen derisa autoritetet ukrainase të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm. Bashkimi Evropian nuk mund të financojë ende blerjen e raketave Patriot për Ukrainën, pasi Kievi nuk ka dorëzuar kontratat e nënshkruara për furnizimin me këtë pajisje ushtarake. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Komisionit Evropian, Balazs Ujvari, i cili shpjegoi se, megjithëse blerja e sistemeve Patriot u miratua javën e kaluar, procedura nuk mund të ecë përpara pa dokumentacionin përkatës. "Sistemet Patriot u miratuan vetëm javën e kaluar, ndaj duhet të marrim kontratat. Sipas informacioneve që kam, ato ende nuk kanë mbërritur", tha Ujvari. Ai sqaroi se sapo kontratat të dorëzohen, Komisioni Evropian do t'i shqyrtojë dhe më pas do të mund të lëshojë pagesat për këtë...
Burimi:
syri.net