BB: Shqipëria shpenzon mbi nivelin e nevojshëm për ujë e kanalizime, por nuk ka ujë
Shqipëria rezulton ndër rastet e veçanta ku shpenzimet për furnizimin me ujë dhe kanalizimet janë më të larta se niveli që vlerësohet i nevojshëm për arritjen e objektivave deri në vitin 2030, por aksesi i popullsisë në shërbime të menaxhuara në mënyrë të sigurt mbetet relativisht i ulët. Kjo është një nga gjetjet për Shqipërinë në raportin e Bankës Botërore “Funding a Water-Secure Future: An Assessment of Global Public Spending”, një analizë e shpenzimeve publike për sektorin e ujit në nivel global. Banka Botërore ka krahasuar nivelin e shpenzimeve të vendeve me shkallën e aksesit në ujë dhe kanalizime, për të vlerësuar nëse financimet aktuale janë të mjaftueshme për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm 6.1 dhe 6.2, që synojnë akses universal në ujë...
Burimi:
syri.net