No Image Available

Bazës Ajrore të Farkës i ndryshon komandanti, Bedri Kaloshi merr detyrën

Baza Ajrore e Farkës TIRANË- Nënkolonel Bedri Kaloshi ka marë zyrtarisht detyrën e komandantit të Bazës Ajrore të Farkës, duke pasuar në këtë pozicion nënkolonel Ervin Buzin i cili për 20 vite ka shërbyer në Forcat e Armatosura. Ndërrimi i komandës u zhvillua në një ceremoni ku ishin të pranishëm ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji Komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral brigade Edmond Voci, si dhe efektivë e personel i Bazës Ajrore të Farkës. Gjatë ceremonisë, ministri Nufi vlerësoi angazhimin e Forces Ajrore në përballimin e situatave të emergjencave civile dhe veçanërisht ndërhyrjet gjatë zjarreve të muajve të fundit. Ai u shpreh se pas çdo operacioni qëndrojnë efektivë që përballen me situata të vështira për...