Bayern Munich, mesazh force për Real Madridin: Olise nuk është në shitje

Bayern Munich, mesazh force për Real Madridin: Olise nuk është në shitje

13 Tetor 2026 13:19 Alfred Lleshi Michael Olise po zhvillon një tjetër sezon të shkëlqyer dhe e ardhmja e tij mbetet në qendër të vëmendjes. Verën e kaluar, francezi ishte objektivi kryesor i Florentino Pérez për të përforcuar Real Madridin, por Bayerni refuzoi të dëgjonte oferta për një nga yjet e tij. Klubi gjerman synon gjithashtu t’ia zgjasë kontratën, që përfundon më 2029. Presidenti Herbert Hainer, në një intervistë për “Bild”, dërgoi një mesazh të qartë për madrilenët: “Mbi thashethemet me Real Madridin gjatë verës, mund të them se jam i bindur që Bayerni është një klub që nuk detyrohet të shesë lojtarë. Ne i marrim vendimet nga një pozicion force. Olise ka kontratë deri më 2029 dhe shpresoj që ta zgjasë”. Sipas “Bild”, 25-vjeçari...