Bayern Munich “blindon” Olise, klubi bavarez ka një objektiv të madh për sezonin 2027/28
Michael Olise vazhdon të jetë objektivi i shumë klubeve të mëdha europiane, por te Bayern Munich nuk duket se ka dilema: sulmuesi francez nuk është në shitje. Pas interesimit të fortë të Real Madridit gjatë merkatos së fundit verore, klubi bavarez ka zgjedhur një qëndrim të qartë: të mbajë një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës. Sipas “Bild”, klubi bavarez nuk ka ndërmend të marrë në konsideratë shitjen e Olise, të cilin e konsideron një element qendror të projektit teknik të Vincent Kompany. Rëndësia e tij lidhet edhe me objektivat afatgjata të klubit, veçanërisht me finalen e Champions League 2028, që do të zhvillohet në “Allianz Arena”. Në Mynih ëndërrojnë të përjetojnë një tjetër natë europiane në shtëpi, por me një fund ndryshe nga...
Burimi:
telesport.al