Bashkitë u shkrinë, PS kërkesë Kuvendit për fazën e dytë të “Territoriales”, zbardhen pikat që propozojnë

Bashkitë u shkrinë, PS kërkesë Kuvendit për fazën e dytë të “Territoriales”, zbardhen pikat që propozojnë

Partia Socialiste i ka dërguar një kërkesë Kuvendit të Shqipërisë për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale. Sipas PS, Komisioni duhet të përqendrohet te funksionet dhe shërbimet e pushtetit vendor, financat vendore dhe zhvillimi rajonal, pas riorganizimit të ndarjes territoriale. Sipas kërkesës, synohet rishikimi i kuadrit ligjor, forcimi i decentralizimit dhe përmirësimi i qëndrueshmërisë financiare të bashkive. Për PS-në, Komisioni i Posaçëm duhet të përbëhet nga 16 anëtarë, sipas “përfaqësimit të grupeve parlamentare, me kryetar përfaqësues të shumicës parlamentare dhe zëvendëskryetar përfaqësues të pakicës parlamentare, dhe ta zhvillojë veprimtarinë e tij brenda një afati 9-mujor nga data e miratimit të vendimit, me mundësi zgjatjeje nga Kuvendi me kërkesë të arsyetuar të kryetarit të tij“. Puna theksojnë socialistët do...