Bashkia Shkodër me 2 zëvendëskryetarë të rinj, nisin zyrtarisht punën Mema dhe Ndërshtiqaj…

Bashkia Shkodër me 2 zëvendëskryetarë të rinj, nisin zyrtarisht punën Mema dhe Ndërshtiqaj…

Bashkia Shkodër ka tashmë edhe 2 zëvendëskryetarë të rinj. Ata janë Bekim Mema, deri tani drejtor i përgjithshëm në këtë institucion dhe, Marjan Ndërshtiqaj, deri tani drejtor rajonal i DSHTRR.Prezantimi i tyre është bërë nga vetë kryebashkiaku Benet Beci, përmes një publikimi në rrjetet e tij sociale.“Dita nis në zyrë, për të diskutuar çështjet e ditës dhe prioritetet që kemi në vijim për qytetin dhe njësitë administrative. Skuadrës sonë i janë bashkuar Bekim Mema dhe Marjan Ndershtiqaj, në detyrën e nënkryetarëve të Bashkisë Shkodër. Ju uroj mirëseardhjen, suksese dhe punë të mbarë në përgjegjësitë e reja! Sot kam edhe një falënderim të veçantë për Rudin Bekën, për kontributin e dhënë gjatë këtyre tri viteve në drejtimin e Bashkisë. Rudini vazhdon të jetë pjesë e skuadrës...