Bashkia Elbasan, pilot për përdorimin e Inteligjencës Artificiale në transparencë dhe llogaridhënie

Bashkia Elbasan, pilot për përdorimin e Inteligjencës Artificiale në transparencë dhe llogaridhënie

Bashkia Elbasan është përzgjedhur si bashki pilot për përdorimin e Inteligjencës Artificiale (AI) në funksion të rritjes së transparencës, llogaridhënies dhe aksesit të qytetarëve në informacionin mbi performancën dhe shërbimet bashkiake. Në këtë kuadër, sot u zhvillua një takim prezantues mbi mundësitë konkrete që ofron Inteligjenca Artificiale për përmirësimin e komunikimit të Bashkisë me qytetarët dhe grupet e interesit. Bashkia Elbasan prej disa vitesh harton dhe publikon Raportin Vjetor të Performancës, bazuar në tregues të përcaktuar të performancës. Raporti për vitin 2025 është publikuar në faqen zyrtare të Bashkisë dhe është i aksesueshëm për të gjithë qytetarët. Përmes këtij pilotimi synohet që informacioni publik të bëhet edhe më i lehtë për t’u konsultuar, përmes krijimit të një dritareje interaktive në faqen zyrtare të Bashkisë Elbasan....