Bardhyl Zaimi: Paskam harruar të jetoj në plotninë time

Bardhyl Zaimi: Paskam harruar të jetoj në plotninë time

Poezi nga Bardhyl Zaimi Kam jetuar gjatë nën rrënoja koncepteshFrymën ma kanë zënë, më kanë tkurrëShiun nuk e kam dëgjuar, as brofjen e pëllumbaveKam menduar se kjo është jeta, domosdoshmëriaDhe lehtësisht kam ra në ftohtësi mendimigërryerjesh fatale e idhëtish pelinJam robnue në sipërfaqësi urgjencashdhe kam harruar të jetoj me gjithë qenien timeme dritën e brendshme, me dritën e përshpirtshmeqë ledhaton krizantemat e përtej kohës,kohës së dashurisë që është kohë e kulluarNuk e kam vërejtur se jam ba thjesht skemë e realitetitnuk e kam vërejtur se gjithçka e bukur përrethe mejeka pritur përgjumjen time, atë tik-tak të hollë zemreqë dridhet përpara qenieve të vockla,siç janë lulet e bardha, kujtimet, dashuritëPaskam harruar të jetoj në plotninë timePa thikat vrastare të realitet banalpa kujdesin e tepruar për gjërat,pa...