Bardhi ‘sfidon’ mazhorancën: 2.2 mln lekë të vjetra çon në shtëpi një gjyqtar

Bardhi ‘sfidon’ mazhorancën: 2.2 mln lekë të vjetra çon në shtëpi një gjyqtar

Vijojnë diskutimet lidhur me pagat e gjyqtarëve edhe në Kryesinë e Kuvendit, përkatësisht në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik. Sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, Kuvendi ka shkelur urdhrin e Gjykatës Kushtetuese. “Ne themi nuk ka rëndësi çfarë thotë gjykata, vijmë në Kuvend dhe propozojmë ndryshe. Se kështu duam ne dhe hyjmë në terrenin e cenimit të pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Mund të ulet paga e presidentit, ministrave, nëpunësve civilë, por magjistrati ka garanci të shprehur në Kushtetutë. Është pjesë thelbësore e statusit të tij, nëse do varej nga humori i deputetëve, nuk do të kishte më gjyqësor të pavarur”, argumentoi ai. Sipas tij, duhet miratuar sa më shpejt një ligj, në mënyrë që çështja...