Bardhi pas kërkesës së PS për përjashtimin: Jo 60 ditë, por 4 vjet! Bëni gjithçka që keni në dorë, por frikën e Ramës nuk e zhdukni dot
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas kërkesës së Partisë Socialiste për marrjen e masave disiplinore ndaj tij dhe deputetit demokrat Klevis Balliu. PS ka depozituar në Kuvend një kërkesë për përjashtimin e tyre për 60 ditë nga aktivitetet parlamentare. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi e ka kundërshtuar kërkesën e socialistëve dhe ka akuzuar mazhorancën për shkelje të rregullores dhe të Kushtetutës. Ai u shpreh se masat disiplinore nuk do ta largojnë, frikën e kryeministrit Edi Rama. Reagimi i Gazment Bardhit: Jo 60 ditë, por bëjini 4 vjet! Shkelni rregulloret dhe Kushtetutën! Bëni gjithçka që keni në dorë. Prapëseprapë, frikën e Edi Ramës nuk keni për ta zhdukur dot. Edi Rama është i vetmi kryeministër që ka nevojë...
Burimi:
gijotina.com