Barcelona rikthehet te fitorja dhe luan “tenis” ndaj Alaves (video)
Barcelona është rikthyer te fitorja në La Liga, pas humbjes në “El Clasico” që pësoi një javë më parë ndaj Real Madridit. Katalanasit fituan sot 6-1 ndaj Alaves, në sfidën e luajtur në “Camp Nou”, e vlefshme për javën e 11-të. Vendasit gjetën avantazhin që në minutën e 8-të, ku Raphinha dërgoi topin në rrjetë, pas asistit të Anthony Gordon. Në minutën e 23-të, Fermin Lopez dyfishon shifrat, pas asistit të Lamine Yamal. Në minutën e 41-të, Raphinha shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Barcelonës, pas asistit të Fermin Lopez. Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, ishte radha e Lamine Yamal për të gjetur golin me një goditje të fuqishme me të mjatën nga jashtë zonës së rreptësisë, pas asistit...
Burimi:
telesport.al