Barcelona pret të fitojë 40 milionë euro në janar, vjen takimi i shumëpritur me Jorge Mendes
15 Shtator 2026 18:30 Telesport Ditën e djeshme, Jorge Mendes ka qenë në një takim zyrtar me përfaqësuesit e klubit të Barcelonës, ku ndër të tjera është diskutuar për fatin e Alejandro Balde. 22-vjeçari ka përfunduar këtë sezon si zgjidhje e tretë, pasi Hansi Flick preferon më shumë Xavi Espart dhe Joao Cancelo në krahun e majtë. Në këtë situatë, largimi i Balde gjatë merkatos së janarit është i pashmangshëm. Sipas Sport, drejtuesit e Barcelonës janë të hapur për largimin e mbrojtësit Spanjoll, të cilin e vlerësojnë 40 milionë euro. Destinacioni më i mundshëm për Balde duket Premier League, aty ku ka interes konkret nga Liverpool.
Burimi:
telesport.al