Barcelona nuk tërhiqet për Lautaro, e konfirmon Deco: E kemi ndjekur dhe na pëlqen shumë si lojtar
Interesi i Barcelona për Lautaro Martínez gjallëroi ditët e fundit të merkatos së verës për Inter. Pas një refuzimi të prerë nga Atlético lidhur me Julián Álvarez, katalanasit e kishin përqendruar vëmendjen te ‘El Toro’. Argjentinasi shihej si pasuesi ideal i Robert Lewandowski, por zikaltërit nuk e morën kurrë seriozisht idenë e largimit të kapitenit të tyre. Por, siç u zbulua fillimisht nga vetë lojtari dhe tani nga Deco, negociatat ishin shumë reale. “Lautaro është një lojtar spektakolar, një idhull i Inter, kapiteni i klubit dhe një legjendë,” shpjegoi drejtori sportiv i klubit “blaugrana”. Ish-mesfushori portugez më pas dha detaje rreth marrëveshjes, e cila nuk arriti kurrë në një fazë të avancuar. “Në shenjë respekti për të dhe për klubin, sapo u informuam se ata...
Burimi:
telesport.al