Barcelona “hesht” Stambollin, Bayern befasohet në Norvegji. “Skuqet” Olise (video)

Barcelona “hesht” Stambollin, Bayern befasohet në Norvegji. “Skuqet” Olise (video)

Barcelona është e pandalshme këtë sezon. Katalanasit kanë fituar 1-4 ndaj Galatasaray, në ndeshjen e dytë në Champions League. Për klubin turk shënoi Alexey Batrakov në minutën e 28-të, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Rafa Leao. Në minutën e 34-të, Baris Yilmaz shënon goline dytë për turqit, por anullohet pas rishikimit të pamjeve, për pozicion jashtë loje. Në minutën e 43-të, Barcelona barazon shifrat me Joao Cancelo, pas asistit të Dani Olmo. Pjesa e parë mbyllet 1-1. Barcelona e nisi vrullshëm pjesën e dytë, duke gjetur golin e avantazhit në minutën e 50-të, me Fermin Lopez, i cili shënoi me kokë, pas krosimit perfekt të Lamine Yamal. Në minutën e 53-të, tjetër asist i Lamine Yamal, këtë herë ishte Anthony Gordon që...