Barcelona e pandalshme, luan ‘tenis’ me Racing dhe mban kryesimin e renditjes! Spektakël i dyshes Lamine-Raphina

Barcelona e pandalshme, luan ‘tenis’ me Racing dhe mban kryesimin e renditjes! Spektakël i dyshes Lamine-Raphina

Barcelona dhuroi spektakël në javën e 6-të të LaLiga-s, duke mposhtur me një rezultat të thellë 7-2 Racing Club në një ndeshje të dominuar nga katalanasit. Barcelona e nisi furishëm takimin dhe gjeti golin e avantazhit që në minutën e 8-të me João Cancelo. Racing reagoi në minutën e 30-të, kur Maguette Gueye vendosi baraspeshën. Megjithatë, Barcelona shpërtheu në fundin e pjesës së parë. Në minutën e 36-të, Asier Villalibre shënoi autogol, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë Raphinha realizoi për 3-1. Braziliani ishte protagonisti absolut i mbrëmjes. Raphinha shënoi edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë, fillimisht në minutën e 42-të dhe më pas nga pika e bardhë në minutën e 67-të, duke kompletuar tripletën. Racing arriti të shënonte golin e dytë...