Barcelona e Flick “ua fsheh topin” kundërshtarëve; më shumë se 700 pasime për ndeshje

Barcelona e Flick “ua fsheh topin” kundërshtarëve; më shumë se 700 pasime për ndeshje

Barcelona po zhvillon një fillim sezoni shumë të mirë në të gjitha aspektet e lojës. Katalanasit po kontrollojnë qartë zotërimin e topit dhe tregojnë durim në sulm, duke qarkulluar topin në kërkim të hapësirave. Në tri ndeshjet e fundit, ndaj Valencia, Feyenoord dhe Levante, blaugranat kanë realizuar mbi 700 pasime. Në Valencia, skuadra e Flick regjistroi 728 pasime, ndërsa në debutimin në Champions ndaj Feyenoord, 746 pasime. Në “Ciutat de València”, ndaj Levantes, shifra ishte 711. Në pesë minutat e para, para golit të Xavi Espart, Levante pothuajse nuk e preku topin, ndërsa Barcelona e qarkulloi atë vazhdimisht. Sezonin e nisi me 463 pasime ndaj Elche, 560 kundër Athletic dhe 585 ndaj Rayo Vallecano. Tashmë, në tri ndeshjet e fundit, katalanasit e kanë rritur ndjeshëm...