Barbara Kruger sjell në Paris instalacionin monumental “The History of Tears”
Artistja amerikane Barbara Kruger prezanton në Bourse de Commerce në Paris instalacionin The History of Tears (Historia e lotëve), një vepër që ndërthur tekstin, fotografinë dhe videon në një reflektim artistik mbi shoqërinë bashkëkohore, pushtetin dhe mënyrën se si imazhet e fjalët ndikojnë në perceptimin tonë për botën. Instalacioni është pjesë e ekspozitës Remember Me, e organizuar në hapësirën që strehon Koleksionin Pinault dhe që përmbledh rreth 700 vepra të lidhura me historinë e fotografisë, dy shekuj pas shpikjes së saj. Edhe pse ekspozita nuk është një retrospektivë e Kruger, krijimtaria e saj zë një vend të rëndësishëm në këtë paraqitje, përmes një gjuhe vizuale që prej dekadash ndërthur fotografinë me fraza të shkurtra dhe të drejtpërdrejta. Në rotondën monumentale të Bourse de Commerce, instalacioni...
Burimi:
kultplus.com