Banorët në protestë: “Mos e prekni Memaliajn!”, bllokohet aksi kryesor
Me pankarta në duar dhe thirrjen “Mos e prek Memaliajn!”, banorët e qytetit kanë dalë në protestë në aksin kryesor që lidh Memaliajn me qytetet e tjera, duke kundërshtuar bashkimin e saj me Tepelenën. Protesta u zhvillua në një kohë kur kryeministri Edi Rama ndodhej në Gjirokastër për një takim lidhur me reformën territoriale. Banorët bllokuan rrugën me shpresën se do të përballeshin me kryeministrin dhe do t’i përcillnin drejtpërdrejt kundërshtimin e tyre. Megjithatë, tentativa nuk u realizua, pasi Rama ishte larguar nga zona me helikopter. Banorët kundërshtojnë çdo ndryshim të hartës territoriale që do të çonte në bashkimin e Memaliajt me Tepelenën. Ata kërkojnë që qyteti të ruajë identitetin dhe statusin e tij administrativ. Përmes pankartave me mesazhin “Mos e prek Memaliajn!”, protestuesit kërkuan...
Burimi:
kohajone.com