Banorët e Orikumit dhe Dukatit kundërshtojnë ndërtimet: Do rikthehen protestat e 2009-ës, do i largojmë me gurë
pamje nga protesta VLORË- Këtë të hënë, banorët e Orikumit dhe Dukatit kanë protestuar duke kundërshtuar ndërtimet që sipas tyre u rrezikojnë pronat. Banorët janë grumbulluar sot në zonën e plazhit të Orikumit, pikërisht aty ku 700 hektarë tokë, janë në qendër të konfliktit. Këto toka, protestuesit pretendojnë se janë në pronësinë e tyre të cilat i kanë përfituar përmes ligjit 7501. Ndërkohë që një ditë më parë, sipas tyre, në zonë kanë mbërritur persona që synonin të nisnin punimet për ndërtimet e planifikuara. Në shenjë kundërshtie, ata kanë bllokuar për disa minuta rrugën e plazhit, ndërsa kanë paralajmëruar se situata do të përshkallëzohet nëse në zonë do të mbërrijnë fadroma apo mjete tjera për nisjen e punimeve. "Do të rikthehen protestat e vitit 2009, kur e kemi...
Burimi:
zeri.ai