Bankierët si dekor për autokratin
Bankierët si dekor për autokratin Në histori, sa herë që regjimet përballen me lëkundje të forta legjitimiteti, skenografia e pushtetit zhvendoset nga zyrat qeveritare drejt institucioneve që rrezatojnë “stabilitet” dhe “neutralitet”. Takimi i fundit i Edi Ramës me drejtuesit e bankave private dhe Guvernatorin në ambientet e Bankës së Shqipërisë është shembulli klasik i përdorimit të sistemit financiar si një mburojë propagandistike dhe si fasadë për të legjitimuar masa me natyrë autoritare. Duke i pozicionuar bankat si “gardiane të kursimeve të qytetarëve”, pushteti tenton të bëjë një lojë të rrezikshme: ta shndërrojë revoltën qytetare nga një reagim politik kundër keqqeverisjes, në një sulm imagjinar ndaj stabilitetit financiar të vendit. Kjo lloj skenografie kërkon të krijojë perceptimin se pas protestuesve nuk qëndron dëshpërimi ekonomik, por një...
Burimi:
sot.com.al