Banka Evropiane e Investimeve (EIB) ka publikuar modele fiktive të kartëmonedhave euro

Banka Evropiane e Investimeve (EIB) ka publikuar modele fiktive të kartëmonedhave euro

Banka Evropiane e Investimeve (EIB) ka publikuar modele fiktive të kartëmonedhave euro, përmes të cilave ka promovuar disa nga projektet dhe investimet kryesore që po mbështeten në Evropë. Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, EIB ka bërë të qartë se nuk është institucioni që dizajnon apo shtyp kartëmonedhat euro, duke ia lënë këtë rol Bankës Qendrore Evropiane. Megjithatë, në modelet e saj fiktive, EIB ka vendosur disa prej projekteve që i konsideron ndër investimet kryesore për zhvillimin e Evropës.Një prej tyre është hekurudha e shpejtësisë së lartë Lisbonë-Porto në Portugali, për të cilën është paraparë një paketë financimi prej 3 miliardë eurosh, ndërsa deri tani janë nënshkruar 875 milionë euro. Në kartëmonedha është paraqitur edhe energjia e erës në det të hapur në...