Banka e Shqipërisë: Depozitat janë të sigurta, pavarësisht dëmtimeve të infrastrukturës

Banka e Shqipërisë: Depozitat janë të sigurta, pavarësisht dëmtimeve të infrastrukturës

Banka e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me protestat masive që po ndodhin në Tiranë. Në një reagim në rrjetet sociale, Banka qendrore thekson se shërbimi i pagesave ka vijuar të funksionojë normalisht dhe pa ndërprerje, duke garantuar përmbushjen e rolit të sistemit bankar si domosdoshmëri e aktivitetit ekonomik të bizneseve dhe nevojave të konsumit të familjeve. Reagimi i plotë:Mbi zhvillimet e fundit dhe funksionimin e sistemit bankar Banka e Shqipërisë po ndjek me vëmendje dhe shqetësim zhvillimet e ditëve të fundit në vend, veçanërisht incidentet ndaj disa degëve bankare dhe bankomatëve (ATM), të cilat kanë shkaktuar dëme materiale dhe kufizime të përkohshme të shërbimeve bankare. Në këto rrethana, siguria e qytetarëve, klientëve dhe punonjësve të institucioneve financiare mbetet përparësi. Banka e Shqipërisë siguron publikun...