“Banda e Lirisë”, nga të parat shoqata artistike para shpalljes së Pavarësisë
Më 1 tetor 1908, në Korçë u themelua Shoqëria Artistike “Banda e Lirisë”. Themelimi i “Bandës së Lirisë” u konsiderua si një ngjarje e rëndësishme kulturore, e iniciuar nga Klubi “Dituria”. Shoqëria, e cila kishte mbledhur rreth 40 instrumentistë nën drejtimin e mjeshtrit Paskal Anibale, u bë një nga organizimet e para artistike në vend të periudhës para shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Përveç muzikës, “Banda e Lirisë” zhvilloi veprimtari të ndryshme artistiko-kulturore si shfaqje teatrore, ngriti grupe valltarësh por njëkohësisht ndihmoi në përhapjen e ndjenjës kombëtare dhe forcimin e identitetit shqiptar. Pikërisht kjo veprimtari kulturore, e shoqëruar me përhapjen e ideve patriotike, tërhoqi vëmendjen e autoriteteve osmane, të cilat, duke e parë shoqërinë “Banda e Lirisë” si një faktor në rritjen e ndërgjegjes kombëtare...
Burimi:
kultplus.com