No Image Available

‘Balluku po negocion me Roni Yeffet për të qëndruar në lojë’, Kalaja: Ka në dorë çelësat e qeverisë

kreu i PD për Krujën, Aulon Kalaja shprehet se përgjimet e reja të Roni Yeffet e vendosin ish zëvendëskryeminsitren Belinda Balluku, në rolin e një personazhi me pushtet absolut që kontrollon fatet e qeverisë. Sipas tij, Balluku posedon materiale të rënda shantazhuese, përfshirë video sekrete të njohura në qarqet politike të Tiranës, me të cilat mban nën kontroll gjysmën e kabinetit qeveritar, ministrat më të rëndësishëm dhe deri te drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit. Kjo është edhe arsyeja e vetme, thekon Kalaja, se pse ajo vazhdon të mbajë “çelësat e qeverisë”, të negociojë shtyrjen e një arrestimi të mundshëm dhe të diktojë karrierat politike brenda partisë në pushtet. “Zoti Rama nuk është më njeriu që mahnit Parisin, por është kthyer në një palaço,...