No Image Available

Balliu publikon videon: Shikoni si merren zvarrë, dhunohen dhe goditen me grushta protestuesit nga policia e pushtetit

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka denoncuar dhunën e ushtruar nga policia gjatë protestës së zhvilluar ditën e sotme. Në një reagim në rrjetet sociale, Balliu akuzon efektivët se kanë goditur dhe marrë zvarrë qytetarë protestues, situatë kjo, totalisht e papranueshme. “Polici i sheh qytetarët si armiq dhe bandat si miq”, thekson Balliu, duke e akuzuar Policinë e Shtetit se po vepron si “polici e pushtetit” dhe jo në shërbim të qytetarëve. Reagimi i plotë: Dhuna e policisë së pushtetit ndaj qytetarëve që po protestonin ditën e sotme ishte totalisht e papranueshme. Shikoni këto video se si goditen qytetarët me grushta, se si merren zvarrë, se si përdoret një dhunë shtazore ndaj qytetarëve. Sikur kjo polici të ishte kaq e ashpër me krimin e organizuar,...