Balliu para kongresmenëve amerikanë: Dosje me dokumente për ‘narkoshtetin’, krimin dhe sigurinë kombëtare

Balliu para kongresmenëve amerikanë: Dosje me dokumente për ‘narkoshtetin’, krimin dhe sigurinë kombëtare

  Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, zhvilloi sot një takim me një delegacion të kongresmenëve dhe kongresisteve amerikane, ku në fokus ishte situata e sigurisë, krimit të organizuar, korrupsionit dhe funksionimit të institucioneve në Shqipëri. Balliu u paraqiti përfaqësuesve amerikanë një dosje të plotë me memorandum, dokumente dhe materiale, ku trajtohen çështje që lidhen me atë që ai e cilëson si ‘narkoshteti i Edi Ramës’. Në qendër të prezantimit ishte raporti mes krimit të organizuar dhe strukturave shtetërore, me referenca ndaj SHISH-it, Policisë së Shtetit, AKSHI-t dhe strukturave të sigurisë kibernetike, si dhe çështja Ergys Agasi–Vlora Hyseni. Memorandumi i dorëzuar trajton këto zhvillime si çështje me implikime për sigurinë kombëtare dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me partnerët e NATO-s. Një tjetër pjesë e rëndësishme e...