Balliu: I dorëzova amerikanëve dosjen me prova për SHISH-in, KAYO-n dhe krimin në Shqipëri!
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka zhvilluar një takim me një grup kongresmenësh amerikanë, ku thotë se ka paraqitur një dosje me dokumente dhe materiale mbi zhvillimet më të fundit në Shqipëri. Në një postim në rrjetet sociale, Balliu pretendon se gjatë takimit ka informuar për atë që e cilëson si infiltrimin e krimit të organizuar në struktura të larta shtetërore, duke përmendur SHISH-in, AKSHI-n dhe strukturat e sigurisë kibernetike. Ai thotë se ka paraqitur gjithashtu çështjen KAYO dhe shqetësimet mbi prokurimet në sektorin e mbrojtjes. Balliu deklaron se kongresmenëve amerikanë u ka dorëzuar personalisht dosjen, memorandumin dhe dokumentet që, sipas tij, mbështesin çështjet e ngritura gjatë takimit. “I informova për faktet dhe dokumentet mbi infiltrimin e krimit të organizuar në strukturat më të...
Burimi:
gijotina.com