Balla takohet me kongresmenin Ritchie Torres në Bronx, në qendrën e komunitetit shqiptaro-amerikan!
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilloi një takim me kongresmenin amerikan Ritchie Torres, përfaqësues i distriktit të 15-të të New York-ut, që përfshin Bronx-in, zonën ku jeton edhe komuniteti më i madh shqiptar në New York. Bronx-i konsiderohet një nga qendrat më të rëndësishme të komunitetit shqiptaro-amerikan, ku institucione si shkolla shqipe “Children of the Eagle” dhe programi dygjuhësh shqip-anglisht luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe përcjelljen e gjuhës dhe identitetit shqiptar te brezat e rinj. Gjatë vizitës, Balla shprehu mirënjohje për shqiptarët e Amerikës, duke i cilësuar ata si një komunitet që ruan rrënjët e tij dhe ndërton ura të forta miqësie dhe bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Shteteve...
Burimi:
javanews.al