Balla pret në Kuvend të dërguarin e Trump: Shqipëria aktor stabiliteti në rajon dhe aleat i besueshëm në NATO
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, priti sot në Kryesinë e Kuvendit të Dërguarin Special të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, për Partneritete Globale, ambasadorin Paolo Zampolli. Gjatë takimit, palët diskutuan mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe SHBA-së, si dhe mbi zhvillimet rajonale e ndërkombëtare që lidhen me paqen, sigurinë dhe bashkëpunimin mes vendeve aleate. Balla vlerësoi partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, duke theksuar rolin e vendit tonë si një faktor stabiliteti në rajon dhe një aleat i besueshëm në NATO. Në fokus të bisedës ishte edhe organizimi i Samitit të NATO-s që Shqipëria do të mirëpresë vitin e ardhshëm. Sipas Ballës, ambasadori Zampolli shprehu vlerësim për kontributin e Shqipërisë në promovimin e paqes dhe...
Burimi:
kohajone.com