Balla pas seancës me tensione: Zhurma e opozitës nuk ndal axhendën europiane të Shqipërisë
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur pas përfundimit të seancës plenare, e cila u shoqërua me tensione, duke deklaruar se mazhoranca do të vijojë punën për reformat e nevojshme për integrimin europian të Shqipërisë. Balla u shpreh se Grupi Parlamentar i PS-së ka vijuar angazhimet në kuadër të programit “Shqipëria 2030”, me synimin për të përmbushur reformat e nevojshme dhe për të përafruar legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian. “Grupi parlamentar i PS-së vijoi sot angazhimet që kemi në kuadër të programit tonë Shqipëria 2030 për të garantuar përmbushjen e të gjitha reformave të nevojshme, përafrimin e legjislacionit me BE. Sot janë miratuar 9 ligje që lidhen me agjendën tonë të negociatave. Një prej tyre kërkonte dhe shumicë të...
Burimi:
javanews.al