No Image Available

BALLA: NDRYSHIMET NË LIGJIN PËR TUBIMET DO TË HYJNË MENJËHERË NË FUQI ME AKT NORMATIV

Qeveria synon t’i miratojë me akt normativ ndryshimet në ligjin “Për tubimet”, në mënyrë që masat e reja të hyjnë menjëherë në fuqi, deklaroi të hënën kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Pas mbledhjes së grupit socialist, Balla tha se deputetët ishin informuar nga qeveria për procedurën që do të ndiqet. Sipas tij, akti normativ do t’i kalojë më pas Kuvendit, i cili ka 45 ditë kohë për ta shqyrtuar. Deklarata sqaron mënyrën se si mazhoranca parashikon të zbatojë pjesën e paketës së re që lidhet me tubimet, të prezantuar një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama pas protestave dhe përplasjeve të dhunshme në Tiranë. Paketa qeveritare parashikon masa të reja financiare dhe penale ndaj personave që identifikohen si autorë të...