Balla: Balluku në Kuvend kur e thërret detyra, përjashtojmë 2 majin
Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, ka folur jashtë sallës së Kuvendit pas seancës plenare. Në fjalën e tij për mediat, Balla u ndal te votimi në Kuvend, transferimi i Veliajt në burgun e Fierit dhe data e zgjedhjeve lokale. “Shqiptarët sot kanë marrë lajmin e mirë se kemi buxhetin e parë mbi 10 miliardë euro në gjithë historinë tonë si shtet. Edhe paketa fiskale gjithashtu, që lidhet me uljen e TVSH-së së ushqimeve. Më parë nuk kanë qenë mundësitë financiare ta bënim. Heqja e taksës së karburanteve është një lajm i mirë. Besojmë se biem të gjithë dakord që edhe opozita duhet të marrë pjesë në votimet e buxhetit. Grupi Parlamentar i PS-së përbëhet nga 82 anëtarë dhe të 82-të janë gjithmonë aty...
Burimi:
ntv.al