Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton sonte shfaqjen “HOPE” në Vjenë në mbështetje të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton sonte shfaqjen “HOPE” në Vjenë në mbështetje të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton sonte, më 16 tetor, shfaqjen “HOPE” në Vjenë të Austrisë, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Shfaqja, me koreografi të Sead Vuniqit, realizohet në bashkëpunim me Action for Health Kosovo dhe Sport und Kulturverein – KA, me bazë në Vjenë, ndërsa do të mbahet në hapësirën kulturore Brunnenpassage. Përmes kësaj performance, organizatorët synojnë të kontribuojnë në ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit, të luftojnë stigmatizimin dhe të përcjellin mesazhe solidariteti për personat që përballen me këtë sëmundje. Me këtë prezantim, Baleti Kombëtar i Kosovës ndërthur artin e vallëzimit me një kauzë të rëndësishme shoqërore, duke përcjellë mesazhe shprese, mbështetjeje dhe solidariteti përmes gjuhës së artit./KultPlus.com