Bajram Begaj firmos me urgjencë ligjin e Ramës për pagat e magjistratëve
Vetëm disa orë pasi Kuvendi miratoi ligjin për formulën e re të pagave të magjistratëve, Presidenti Bajram Begaj dekretoi shpalljen e tij, duke mundësuar hyrjen e menjëhershme në fuqi. Kuvendi e argumentoi urgjencën me situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që shfuqizoi dispozitat për pagat e magjistratëve. Sipas argumentimit të përcjellë Presidentit, boshllëku ligjor kishte bllokuar pagesat për gjyqtarët dhe prokurorët nga 1 gushti 2026. Pa hyrjen në fuqi të ligjit të ri, Thesari i Shtetit nuk mund të ekzekutonte listëpagesat. Procedura e zakonshme do ta shtynte hyrjen në fuqi me 15 deri në 35 ditë, ndërsa Kuvendi kërkoi që pagesat e bllokuara të mund të ekzekutoheshin që më 18 shtator. Presidenti Begaj pranoi kërkesën. Sipas argumentimit të Presidencës, dhënia e pëlqimit për...
Burimi:
gijotina.com