Azilet private në Shqipëri, ja sa duhet të paguajnë familjet për të sistemuar një të moshuar?

Azilet private në Shqipëri, ja sa duhet të paguajnë familjet për të sistemuar një të moshuar?

Kujdesi për prindërit e moshuar po kthehet në një sfidë jo vetëm familjare, por edhe financiare për shumë familje në Shqipëri. Me rritjen e nevojës për shërbime të specializuara dhe pamundësinë për t’u kujdesur gjatë gjithë kohës në shtëpi, një pjesë e familjeve po i drejtohen qendrave private të përkujdesjes për të moshuarit. Por sa kushton kjo zgjidhje? Sipas të dhënave të raportuara nga tregu, tarifat mujore në azilet private variojnë nga 70 mijë deri në 120 mijë lekë të reja. Në rastet kur kërkohet përkujdesje më intensive, përfshirë trajtim me oksigjen, kostot mund të arrijnë edhe në 150 mijë lekë të reja. Këto shifra tregojnë se për familjet që kanë të ardhura mesatare, vendosja e një prindi në një qendër private mund të përbëjë...