Azia në alarm për Hormuzin
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ka vënë në alarm tregjet dhe sigurinë energjetike të Azisë. Por mes vendeve që varen më shumë nga kjo rrugë jetike e naftës, Kina duket paradoksalisht ndër më të përgatiturat për të përballuar goditjen. Vite diversifikimi të furnizimeve, rezerva strategjike, lidhje energjetike me Rusinë dhe Azinë Qendrore, por edhe revolucioni i makinave elektrike dhe energjive të rinovueshme, i kanë dhënë Pekinit një avantazh të rëndësishëm. Në një moment kur Uashingtoni përgatit një tjetër valë sanksionesh ndaj Iranit dhe partnerëve të tij, pyetja është sa e cenueshme është realisht Kina? Shtetet e Bashkuara njoftuan një plan sanksionesh të quajtur “D-Day ekonomik”, që synon të zgjerojë masat ekonomike kundër Iranit dhe partnerëve të tij tregtarë, përfshirë Pekinin. Por kompanitë kineze jetojnë prej...
Burimi:
vizionplus.tv