AZHBR pranon gabimin me fermerët! Ishin përjashtuar për 3 vite, rikthehen 223 fermerë në skemën e subvencioneve
“Të dashur fermerë, dua të ndaj sot me ju lajmin se nisin pagesat direkte për Skemën Kombëtare 2026”, ky lajm u dha në datën 11 shtator nga drejtoresha e AZHBR-së, Ardita Kuçi. Por vetëm dy ditë më parë po kjo drejtori ka bërë një tjetër njoftim duke rikthyer për rishqyrtim 223 aplikime. Në vitin 2025 inspektorët e AZHBR-së kanë përjashtuar nga skema kombëtare 223 fermerë për një periudhë 3-vjeçare. Nëse i referohemi VKM-së, një fermer përjashtohet nga skema vetëm atëherë kur ai jep deklarata të rreme për sipërfaqen e të mbjellave apo numrin e gjësë së gjallë. “Çdo subjekt, në rastet kur verifikohet se ka përfituar më shumë se 20% nga vlera për të cilën plotëson kriteret ose ka paraqitur dokumente të pasakta, përjashtohet 3...
Burimi:
javanews.al