Axhenda/ Ngjeshja e kalendarit, blutë synojnë vendin e parë
Dinamo ka përpara një kalendar të ngjeshur në Superiore, teksa synon të mbyllë sa më mirë fazën e parë të kampionatit. Blutë do të përballen me Teutën, Egnatian dhe më pas me Tiranën, në tre sfida që pritet të kenë rëndësi për ecurinë e skuadrës në kampionat. Ndeshja e parë e këtij kalendari do të luhet më 16 tetor, në orën 18:30, ku Dinamo do të presë Teutën në “Elbasan Arena”. Vetëm pak ditë më vonë, më 25 tetor, në orën 18:30, blutë do të përballen me Egnatian, në një tjetër takim që premton rivalitet. Sfi da e radhës do të jetë derbi ndaj Tiranës, i programuar për 28 tetor, ku Dinamo do të luajë në ‘transfertë’. Me tri përballje të rëndësishme brenda një periudhe...
Burimi:
gijotina.com