Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

Juristi Ilir Xhemalaj, i cili është edhe një prej organizatorëve të protestave në Tiranë dhe avokati Idajet Beqiri janë ‘përplasur’ mbrëmjen e sotme në studion e emisionit ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, për protestat që po zhvillohen në kryeqytet. Beqiri akuzoi protestuesit dhe organizatorët e tyre se janë të paguar nga kreydemokrati Sali Berisha, ndërkohë nga ana tjetër, Xhemalaj tha se avokati është i lidhur me qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Pjesë nga diskutimi në studio: Beqiri: Juve ju paguan Sali Berisha. Jeni turni i dytë ju. Mbi 90% e protestuesve janë korba e sorra. 10 % janë të saktë aty. Tirana ka një milionë banorë, aty 200 veta jeni ju dhe shumica nuk janë nga Tirana. Xhemalaj: Jo, jo e ke gabim. Beqiri: Po...