Avokati: Jemi zyrtarisht në diktaturë! Rama po përdor gjobat 5 milionë lekëshe si ‘armë’ kundër protestës qytetare
Avokati Franc Nuri, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të qeverisë për vendosjen e gjobave ndaj protestuesve, duke e cilësuar këtë masë si një formë presioni që tregon se jemi zyrtarisht në diktaturë. Nuri akuzoi kryeministrin Edi Rama, se ka miratuar me urgjencë një akt normativ, pa diskutim në Parlament, përmes të cilit parashikohen gjoba nga 5 mijë lekë të reja deri në 500 mijë lekë të reja (5 milionë lekë të vjetra) për kundërvajtjet e lidhura me protestat. Sipas tij, me këto masa qeveria po ndryshon strategjinë për të frenuar protestat, duke kaluar nga arrestimet dhe shoqërimet në polici te ndëshkimet financiare. “Pak a shumë, taksa e diktaturës. Ne e kemi prej vitesh që themi se po rrëshqasim në diktaturë. Tashmë mund të...
Burimi:
gijotina.com